-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti akuzon opozitën: LVV ka 51.1% të përgjegjësisë për presidentin, por jo 100%

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar opozitën për bllokimin e punës së Kuvendit dhe ka kritikuar mungesën e angazhimit për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Gjatë seancës parlamentare të thirrur për këtë çështje, ai theksoi se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) nuk është kundër marrëveshjeve politike, por kundër “pazareve” mes partive, dhe se për LVV-në, kompromisi duhet të bazohet mbi respektimin e rezultatit zgjedhor dhe përgjegjësisë institucionale.

“LVV ka 51.1 për qind të përgjegjësisë për zgjedhjen e presidentit, por nuk mund të marrë 100 për qind të përgjegjësisë. Mungesa e deputetëve në Kuvend nuk e përjashton asnjë parti nga përgjegjësinë që ka. Ne kemi bërë përpjekje të vazhdueshme për të angazhuar opozitën dhe për të hapur një dialog të sinqertë, por përgjigja e opozitës ka qenë heshtje dhe asnjë propozim konkret për president. PDK dhe LDK nuk kanë ofruar asnjë emër dhe nuk kanë dhënë asnjë iniciativë për zgjidhjen e kësaj çështjeje,” tha Kurti, duke shtuar se është koha që opozita të angazhohet dhe të marrë përgjegjësinë që i takon për të arritur një marrëveshje për presidentin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit