-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zvicra drejt njohjes së pensioneve për shqiptarët

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka dhënë lajmin e mirë, se qeveria zvicerane është drejt njohjes së pensioneve për shqiptarët.

“Qeveria zvicerane sapo ka çuar në parlament për miratim Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

Këshilli Federal i Zvicrës, në mbledhjen e datës 24 gusht 2022, ka përcjellë për miratim në Parlament “Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore mes Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës së Zvicrës”, e cila u firmos më 18 shkurt 2022, në Tiranë, nga Ministri për Punët e Brendshme të Zvicrës, z.Alain Berset dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë të RSH-së, znj.Delina Ibrahimaj.

Kjo marrëveshje mes Shqipërisë dhe Zvicrës synon kryesisht koordinimin për pensionin e pleqërisë, statusin e invaliditetit, të të mbijetuarit, garanton trajtim të barabartë të të siguruarve, disiplinon derdhjen e kontributeve jashtë vendit dhe eviton rastet e taksimit të dyfishtë apo abuzimeve.

Miratimi i marrëveshjes në Parlamentet e dy vendeve, do të konkretizojë punën disavjeçare të qeverisë së Republikës së Shqipërisë me institucionet kompetente zvicerane”, shkruan Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit