Disa detaje kanë dal nga tentativa e të riut që donte të digjet të dashurën. Ardit Çela donte të digjet me benzinë të dashurën e tij 16 vjeçare në shkallët e pallatit.
Sipas dosje së prokurorisë Ardit Çela është djali i një ish-punonjësi policie në Tiranë.
Çela ka pasur mosmarrëveshje me vajzën e re kohët e fundit për shkak të dyshimeve për tradhti. Ai e ka survejuar një ditë 16-vjeçaren duke e pikasur atë me një person tjetër në hotel. Kjo ka sjellë që Çela të hakmerret, në formën me ekstreme duke vënë në zbatim planin për ta djegur me benzinë 16-vjeçaren.
Ai është shoqëruar disa herë më parë në polici për disa shkelje të tjera.