-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia pezullon lëshimin e pasaportave biometrike

Kryesoret

Ministria e Jashtme e Rusisë ka pezulluar lëshimin e pasaportave të huaja biometrike, duke u thirrur në “arsye teknike”.

Në njoftimin e 26 gushtit, kjo ministri nuk dha arsye më të detajuara për këtë vendim.

Por, më herët Rusia kishte ndaluar lëshimin e dokumenteve të brendshme biometrike, për shkak të mungesës së çipave të kërkuar për to. Mungesa e këtyre çipave ishte për shkak të sanksioneve të vendosura kundër Moskës pas nisjes së pushtimit të paprovokuar të Ukrainës fqinje më 24 shkurt.

Në qershor, banka shtetërore ruse, Sberbank njoftoi se do të “rikodonte” çipat e vjetër që janë përdorur nga kjo bankë, për kartelat e reja bankare që kjo bankë lëshon.

Shtetet perëndimore kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë pas nisjes së pushtimit të Ukrainës. Në sanksione janë një sërë sektorësh, përfshirë edhe sektorët bankar dhe të teknologjisë./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit