Tornato Fusha, 20-vjeç dhe Bajram Cerkoja, 24-vjeç, janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se janë personat që kanë marrë pjesë në atentatin ndaj Alban Bruçit, që iu bë pritë mbrëmjen e 25 gushtit.
Të rinjtë po kërkohen nga Policia e Shkodrës dhe janë identifikuar dy ditë pas ngjarjes së rëndë.
Bëhet fjalë për një makinë tip Audi A3. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se nuk ka pasur persona të lënduar.
Persona të armatosur kanë qëlluar në drejtim të një automjeti në lagjen Rus të qytetit.
Bruci, drejtuesi i automjetit ka qenë duke shkuar në banesën e tij kur u qëllua. Deri më tani policia nuk ka arritur që të identifikojë autorët.
Shkak i atentati ajo dyshon se është një ngjarje e vjetër ku Bruçi ka qëlluar me armë një person. Ngjarje kjo e ndodhur në 2014 pranë teatër “Migjenit”.