-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Beteja e fortë e VIP-ave/ Kush është “mbreti” i ri i “Instagramit” në Shqipëri?

Kryesoret

Rrjetet sociale kanë ndikim të madh ditët e sotme.

Shoqëria me të cilën jetojmë sot ndikohet konsiderueshëm nga rrjetet sociale, në të cilat shpërfaqen trendet më të reja anembanë botës.

“Terra world” ka paraqitur të dhënat e ndjekësve, postimeve, trendeve për “Instagram”-in, nga muaji qershor deri në korrik.

Ylli Limani shihet se ka fituar tri pozicione në “Instagram”, megjithatë ka pësuar rënie sepse nuk ka qenë ‘trend’.

Elvis Naçi renditet i dyti duke fituar 7 pozicione dhe po ashtu ka qenë në rritje edhe si trend. I treti në listë renditet Ledri Vula, i cili ka fituar 4 pozicione dhe pas tij futbollisti Granit Xhaka me 19 pozicione.

Në vendin e 5-të renditet Xhensila Myrtezaj, e cila ka fituar 16 pozicione.

Më pas, lista vijon me Bora Zemanin, Melindën, Noizyn, Kidën, Loredanën, Trejsi Sejdiun, Sara Hoxhën, Morena Tarakun dhe Einxhel Shkirën.

Kjo e fundit, edhe pse renditet e 15-ta, shihet se ka përqindjen më të lartë të të qenit ‘trend’ me 114%.

Që pas lajmit se ish-banorja e “Big Brother” është në pritje të ëmbël, adresa e saj e “Instagram”- it ka pësuar rritje, duke bërë që numrat ta rendisin më lart. Duket se historia me Donaldin i ka shërbyer si biznes në rrjetet sociale Bora Zemanit.

Që nga marsi adresa e saj njeh vetëm rritje, duke bërë që numrat të kapërcejnë 1 milionëshin.

 “Tonat” nga Ylli Limani dhe Ledri Vula duket se është postimi më i ndjekur i verës, të paktën kjo sipas “Instagram”-it.

Në listë nuk mungon as partnerja e Ledrit, e cila, ndonëse nuk është një personazh që i përket jetës artistike, ka pasur një rritje me mbi 17% në “Instagram”./ Panorama plus

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit