-sidi education-spot_img
20.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama: Shqipëria e para në Ballkan për transparencën buxhetore

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është renditur e para në Ballkanin Perëndimor për transparencën buxhetore, sipas rezultateve të Anketës së Buxhetit të Hapur 2025.

Në podcastin “Flasim”, Rama e cilësoi këtë si një vlerësim të rëndësishëm ndërkombëtar që tregon progres në mirëqeverisje dhe llogaridhënie ndaj qytetarëve.

“Një tjetër vlerësim për Shqipërinë si vendi lider në Ballkanin Perëndimor për transparencën buxhetore. Anketa e Buxhetit të Hapur 2025 e rendit Shqipërinë të parën në rajon, me një rritje nga 38 pikë në vitin 2015 në 64 pikë në vitin 2025. Ky është një progres i rëndësishëm që tregon rritje të standardeve të raportimit dhe forcim të mekanizmave të llogaridhënies,” u shpreh Rama.

Ai shtoi se ky rezultat është fryt i reformave dhe digjitalizimit të viteve të fundit, ndërsa theksoi se transparenca mbetet kusht thelbësor për zhvillimin ekonomik dhe integrimin europian të vendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit