-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pranoi dokumentet e identifikimit! Serbia: Kjo s’do të thotë se njohëm Kosovën

Kryesoret

Në Serbi është bërë publike një letër që do të vendoset në pjesën serbe të kufirit.

Ajo do të tregojë si dokumentet e Republikës së Kosovës do të pranohen për lëvizje të lirë.

Por Beogradi thekson se kjo nuk nënkupton pranimin e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Mundësimi i përdorimit të letërnjoftimeve të lëshuara nga Prishtina (Kosova) bëhet ekskluzivisht për arsye praktike.

Me qëllim që të lehtësohet pozita e individëve dhe të mundësohet lëvizja e tyre e lirë.

Në përputhje me Marrëveshjen për Lëvizjen e Lirë të arritur në vitin 2011, nuk mund të pranohet si njohje e pavarësisë së njëanshme të Kosovës.

As nuk mund të interpretohet se Serbia heq dorë nga të drejtat e veta sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, shkruhet në dokument.

Arritjen e marrëveshjes e njoftoi të shtunën pasdite, shefi i diplomacisë evropiane, Joseph Borell dhe ajo u përshëndet nga faktori ndërkombëtar.

Për herë të parë, Serbia do t’i pranojë letërnjoftimet e Republikës së Kosovës, pa dokumentin shtesë që ua jepte shtetasve të Kosovës që hyjnë atje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit