Më në fund, marrëveshja është arritur. ntony Matheus dos Santos, apo më mirë i njohur si Antony, është nisur drejt Manchester United.
Antony Matheus dos Santos, apo më mirë i njohur si Antony e ka marrë rrugën drejt Anglisë për ta kompletuar transferimin në Manchester United.
Menaxheri i futbollistit të Ajaxit, Junior Pedroso ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit ka bërë të ditur se ai me klientin e tij janë nisur me avion drejt Britanisë së Madhe.
Gjiganti britanik ka arritur tashmë marrëveshje në parim me Ajaxin, të cilit do t’ia paguajë 100 milionë euro.
Sulmuesi do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare, pra deri më 2027, me opsion për vazhdimin e tij për një vit tjetër.









