Sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) zhvillohet seanca ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, i cili përballet me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.
Sipas dosjes hetimore, akuzat përfshijnë korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim të produkteve të veprës penale, fshehje pasurie dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli. Hetimet, sipas burimeve të drejtësisë, përbëhen nga mijëra faqe provash.
Procesi gjyqësor është shoqëruar me shtyrje dhe kërkesa procedurale nga mbrojtja, ndërsa Veliaj i ka mohuar akuzat.
Çështja po vijon në GJKKO, ndërsa pritet që gjykata të shqyrtojë hapat e mëtejshëm të procesit.









