-sidi education-spot_img
19.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet në Shëngjin 22-vjeçari i akuzuar në Spanjë për tentativë vrasjeje, në pritje të ekstradimit

Kryesoret

Autoritetet shqiptare kanë finalizuar operacionin e koduar “Fast”, duke arrestuar në Shëngjin një 22-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja për tentativë vrasjeje. I riu pritet të ekstradohet drejt Madridit.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

Vijojnë operacionet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni i koduar “Fast”.

Akuzohet në Spanjë, për tentativë për vrasje, kapet në Shëngjin dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 22-vjeçari. 

Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kanë siguruar informacion se një shtetas në kërkim ndërkombëtar fshihej në Lezhë.  

Bazuar në informacionin e shkëmbyer në kohë reale me partnerët spanjollë, nëpërmjet rrjetit ENFAST, u organizua dhe u finalizua operacioni i koduar “Fast”, si rezultat i të cilit u kap në Shëngjin dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi: 

-O. P., 22 vjeç, lindur në Lezhë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madridi, pasi Gjykata Juzgado Instruçion 2 Ibiza, Spanjë, më datë 18.05.2026, ka lëshuar urdhër arresti për të, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë. 

Vijojnë procedurat për ekstradimin e shtetasit O. P., në Spanjë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit