-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përdhunimi i 11-vjeçares në Prishtinë, reagon Osmani: Kërkoj hetim rigoroz

Kryesoret

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar me shqetësim për dhunimin e 11-vjeçares nga pesë persona në Prishtinë.

Osmani ka kërkuar hetim rigoros dhe përgjigje të menjëhershme nga organet e drejtësisë ndaj kryersëve.

“Tronditës akti çnjerëzor i dhunimit seksual të të miturës 11 vjeçe. Kërkoj një hetim rigoroz dhe përgjegjësi para ligjit për kryesit e veprës.
Me ashpërsinë dhe vendosmërinë më të madhe duhet ta përsërisim njëzëri se askush s’është mbi ligjin. Ligji duhet të jetë i ashpër me secilin keqbërës të tillë, e posaçërisht në rastet sikur ky kur cak i dhunimit janë fëmijët”, ka shkruar Osmani.

“Dhunimi seksual sikurse edhe të gjitha format e dhunës ndaj vajzave e grave përbëjnë kërcënim për të gjithë dhe shpërfaqin një plagë serioze në shoqërinë tonë. Prandaj kryesit e këtyre veprave duhet të marrin përgjigjen e duhur dhe të menjëhershme nga organet e drejtësisë. Ne nuk duhet të lejojmë që vendi ynë të jetë i pasigurt për vajza e gra”, ka shtuar presidentja.

Gjithashtu Osmani tha se për vite me radhë në Kosovë ka pasur mostrajtim të barabartë të jetës së grave dhe burrave dhe kjo thotë se i ka inkurajuar keqbërësit dhe dhunuesit./Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit