-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tregjet e aksioneve aziatike bien nga rritja e normave të interesit në SHBA

Kryesoret

Në Azi, aksionet kanë rënë pasi kryetari i bankës qendrore amerikane ka thënë se do të vazhdojë të rrisë normat e interesit për të trajtuar rritjen e çmimeve.

Jerome Powell paralajmëroi se politikat e Rezervës Federale do të shkaktojnë “disa dhimbje për familjet dhe bizneset”.

Normat më të larta të interesit e bëjnë huamarrjen më të shtrenjtë për individët dhe kompanitë, gjë që mund të ngadalësojë rritjen ekonomike dhe inflacionin.

Teksa rritjet do të kishin një kosto për familjet dhe bizneset amerikane, sipas tij, “një dështim për të rivendosur stabilitetin e çmimeve do të nënkuptonte probleme më të mëdha”.

Në mbarë botën, inflacioni në ekonomitë më të mëdha sipas prodhimit të brendshëm bruto (PBB) është në nivelin më të lartë të katër dekadave.

Po ashtu investitorët janë të shqetësuar se ekonomia kineze po ngadalësohet, sipas bankieres Dan Wang.

Në fillim të këtij muaji, banka qendrore e Kinës uli normat e saj të kreditimit pasi rritja ekonomike u ngadalësua ndjeshëm në tremujorin e dytë të këtij viti.

Mungesa e energjisë në provincën Sichuan ka goditur edhe prodhuesit kryesorë të makinave dhe telefonave inteligjentë në Kinë.

Gjatë fundjavës, të dhënat zyrtare treguan se fitimet e firmave industriale kineze kishin rënë me 1.1 për qind nga janari në korrik, nga një vit më parë.

Gjithashtu një krizë në tregun e pronave të vendit po rezulton të jetë një sfidë e madhe për përpjekjet e qeverisë për të mbajtur ekonominë në rritje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit