-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VOA: Ish-Presidenti Trump pritet ta shfrytëzojë vendimin kundër tij për të mobilizuar përkrahësit

Kryesoret

Të shpallesh fajtor për një vepër penale – aq më tepër për 34 të tilla – është një lloj goditjeje që normalisht do të trondiste ambiciet e çdo politikani.

Por ish-presidenti Donald Trump do të përpiqet të kthejë vendimin, që në kushte të tjera do të thoshte fundi i një karriere, në faktor mobilizues për fushatën e tij për t’u rizgjedhur president.

Zoti Trump do t’i rikthehet fushatës elektorale me një konferencë shtypi në kullën që mban emrin e tij në Manhatan të premten, një ditë pasi u shpall fajtor për përpjekje për të ndikuar në mënyrë të paligjshme në zgjedhjet e vitit 2016, duke falsifikuar të dhënat e biznesit për të fshehur një pagesë në këmbim të heshtjes për aktoren e filmave pornografikë, Stormy Daniels e cila thotë se ka pasur një marrëdhënie intime me të. Avokatët dhe aleatët e ish-presidentit thanë se ai është i gatshëm të luftojë kundër vendimit që sipas tyre është i paligjshëm dhe i nxitur nga politika.

Asnjë ish-president apo kandidat i pritshëm për këtë post nuk është përballur ndonjëherë me një dënim për vepër penale ose me perspektivën e burgosjes dhe zoti Trump pritet t’i vërë problemet e tij ligjore në qendër të fushatës. Ai ka argumentuar prej kohësh pa prova se katër paditë kundër tij janë orkestruar nga presidenti demokrat Joe Biden në përpjekje për të mos lejuar kthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë.

“Ai është gati të kthehet në fushatë dhe të fillojë të luftojë përsëri”, tha zëdhënësi i zotit Trump, Jason Miller për televzionin Fox News disa orë pas dhënies të vendimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit