-sidi education-spot_img
10.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestimi i “mbretit” të kriptos, mediat turke: Vështirë të identifikohej, përdorte 7 emra

Kryesoret

Arrestimi i Faruk Fatih Ozer në Shqipëri ka marr vëmendjen të madhe të mediave turke, dhe kjo jo pa qëllimi. Ozer ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas mashtrimit prej 2 miliardë dollarësh me anë të kriptomonedhave në Turqi.

Ato kanë shkruar se identifikimi i Ozer, ka qenë tepër i vështirë dhe nga autoritete turke, pasi ai përdorte 7 identitete të ndryshme.

Disa nga identitete që përdorte ishin: Burcu Esmersoy, Eda Ece, Ebru Şallı, Gökçe Bahadır, Mine Tugay dhe Özge Ulusoy.

Nga ana tjetër veprimtaria e tij kriminale u kishte shpëtuar dhe familjarëve të tij, ish-bashkëjetuesja, u shpreh se kurrë nuk i kishte folur për kripto. Ajo shtoi se Ozer kishte një kompani softuerësh në Singapor.

Arrestimi i tij në Shqipëri

Ai u kap ditën e sotme në Himarë, ku po pushonte së bashku me dy shqiptarë të tjerë. Njëri prej tyre, Edevaldo Haxhiu është dhe nipi i Armand Dukës, kreu të FSHF-së, si dhe një tjetër shqiptar Briken Shkëmbi.

Prej 4 muajsh jetonte në lagjen “5 Maji” në Elbasan. Ai ishte vendosur nën përgjim prej disa muajsh. Policia arriti që ta lokalizonte dhe arrestonte në Himarë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit