Faruk Fatih Özer, themeluesi i kriptomonedhës Thedox, u arrestua në orët e parë të mëngjesit të sotëm në Himarë.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Turqia, pasi mashtrimit prej 2 milionë dollarë në vendin e tij. Mediat turke kanë zbuluar disa detaje të reja për qëndrimin e Ozer në Shqipëri.
Ato kanë treguar që ishte hera e dytë që ai vinte në vendin tonë. Më herët ai kishte ardhur për të studiuar vendin, por nuk kishte gjetur mbështetje për fshehje. Më pas një shtetas shqiptarë, Briken Shkëmbi, i cili jeton në Turqi i ka ofruar siguri për fshehjen.
Mediat, po ashtu bëjnë me dije se në 20 prill, ai u regjistrua në hotel me pasaportën e tij. Fillimisht Ozer u vendos në Tiranë.