Një aksident i rëndë është regjistruara pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të QTU-së.
Në aksident janë përfshirë 3 automjete, një Benz ka humbur kontrollin dhe ka dal jashtë rrugës. Siç shihet dhe në foto, njëra nga makina ka përfunduar sipër trafik ndarëses.
Deri më tani është raportuar për një të lënduar, bëhet fjalë për shoferin e Benzit.
Ende nuk dihen shkaqe e aksidenti, por deri më tani është raportuar për një trafik të rënduar në zonë. Disa njerëz janë mbledhur për ti dhënë ndihmën e parë shoferi të mjet.
Ndërkohë forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes për të dokumentuar rrethanat e plotë të aksidentit.