-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Sot jemi vendi me rrogat dhe pensionet më të ulëta në rajon

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një bashkëbisedim me qytetarët dhe ekspertët ka disktuar disa nga problemet themelor me të cilat përballet shoqëria jonë sot.

“Ne duhet të përgatitemi më përgjigjen më të mirë me të cilën përballet sot Shqipëria, një ndër problemet themelore është varfërimi i frikshëm në rritje. Këtë e tregojnë të gjithë treguesit që matin varfërinë. Sot jemi vendi me rrogat dhe pensionet më të ulëta në rajon. Varfëria prek 47% të shqiptarëve. Kanë falimentuar 6 mijë biznese. Mijëra familje janë të kredhura në borxhe.

Berisha shtoi se është shumëfishuar borxhi i fëmijëve të sapolindur.

“Varfëria në termat e sotëm prek 47% të shqiptarëve. Dëshmi janë falimentimet e bizneseve, kanë falimentuar mbi 107 mijë biznese. Janë sirenat e mjerimit, që bien në të gjitha dyqanet, si listat ushqimore, borxhet e pafundme të familjeve shqiptare. Sot secila prej tyre, krahas kredisë që ka marrë në bankë, ka një borxh të dytë të tmerrshëm.
Ky borxh do të thoshte Edi Rama në vitin 2013, është 2 mijë euro për të sapolindurit, sot ky borxh është fiks 20 mijë euro. Është dhjetëfishuar.
Ky borxh, krahas largimit të rinisë nga vendi, shënon rrënimin më të fuqishëm të të ardhshme se shqiptarëve. Çfarë u lëmë ne atyre që vijnë pas nesh, u lëmë një borxh të tmerrshëm. U lëmë një të ardhme shumë të pasigurtë.
Shkaqet e kësaj situate janë komplekse. Disa janë tashmë shumë të qarta. Çdo shqiptar duhet të pyesë veten; pse ne varfërohemi, ç’po ndodh me ne. E përsëris sërish me bindje, se unë nuk di një vend të dytë më të pasur se Shqipëria, në pasuri natyrore. Por këto pasuri janë shtuar në një mallkim për qytetarët. E tillë ishte gjendja në sistemin kolonial, i shfrytëzonin ato pa mëshirë. Kolonialistët pasuroheshin për vete, por qytetarët varfëroheshi”, shtoi Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit