Ka filluar takimi i kryeministrit Albin Kurti me liderët e dy partive opozitare, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Abdixhiku e Haradinaj i morën me vete në Kuvend edhe nënkrytarët Lutfi Haziri e Ardian Gjini. Krah Kurtit, ndërkaq, po qëndron zëvendësi i tij, Besnik Bislimi, raporton T7.
Këtë takim e refuzoi kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pasi e konsideroi të panevojshëm.
Pesimistë për takimin paraprakisht u shprehën edhe Abdixhiku e Haradinaj.
Ky takim u thirr nga Kurti për të biseduar me liderët opozitarë për çështjen e dialogut me Serbinë.