-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku jep lajmin e “zi”: Rama po rihap bastet

Kryesoret

Në ditët e para të shtatorit pritet që të ketë një diskutim mbi kërkesën e kreut të KOKSH, Fidel Ylli për rihapjen e basteve.

Thirrjet e përsëritura të tij kanë bindur Edi Ramën për t’i dëgjuar. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku i kujton kryeministrit premtimin dhe fjalët që tha në 2018.

“Njeriu që citonte Kuranin për të këqijat e basteve ka lajmëruar diskutimin për rihapjen e tyre. Jam kurioze te di si do ia justifikoje të tijve ndryshimin e mendjes?!

Po shqiptarëve që në tetor 2018 u tha se gjithë pronarët e basteve qenë kriminelë?! Cka ndryshuar nga dje?!” shkruan ajo.

Brenda socialistëve ka përplasje për këtë ide. I pari që e ka kundërshtuar hapur është Erion Braçe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit