-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

The Guardian: Mos i bëni kokë turku shqiptarët

Kryesoret

Debati rreth azilkërkuesve që mbërrijnë me gomone në Mbretërinë e Bashkuar është pak më “i nxehtë” se i gushtit të vitit të kaluar.

Fatmirësisht, kohët e fundit nuk ka pasur mbytje. Kjo pas fundosjes tragjike në të cilën vdiqën më shumë se 30 persona në nëntor.

Por politika që rrethon këtë çështje mbetet po aq dëshpëruese si kurrë më parë.

Protesta rreth marrëveshjes së qeverisë me Ruandën për dërgimin e azilkërkuesve atje një propozim që do të dukej i paimagjinueshëm vetëm disa vite më parë rezultoi i pamjaftueshëm për të penguar ministrat që të ecin përpara.

Në shtator, qeveria do të mbrojë skemën në një sfidë në gjykatën e lartë.

Deri më tani, asnjë nga pretendentët e udhëheqjes konservatore nuk ka thënë se planifikojnë të bëjnë diçka tjetër përveçse të vazhdojnë me këtë operacion çnjerëzor dhe jopraktik.

Me një grumbull të madh kërkesash për azil, i cili arriti në 125 mijë në korrik.

Zbulimi i inteligjencës ushtarake që sugjeron se Britania e Madhe është në shënjestër të grupeve shqiptare të krimit të organizuar.

Krahasuar me 23 shqiptarët që erdhën midis janarit dhe qershorit të vitit të kaluar, 2 mijë e 165 që erdhën në të njëjtën periudhë të këtij viti është një ndryshim i rëndësishëm që meriton vëmendje.

Por një qasje e njëanshme është e dënuar të dështojë.

Bashkëpunimi me fqinjët tanë evropianë, përfshirë francezët, është thelbësor dhe është e papërgjegjshme të pretendosh ndryshe.

Rreziku i dukshëm është se ministrat dhe aleatët e tyre, duke përfshirë edhe shtypin, do të përdorin në vend të kësaj shtimin e numrit të të ardhurve shqiptarë.

Një numër i ngjashëm afganësh dhe iranianësh mbërritën në Britaninë e Madhe gjatë gjysmës së parë të këtij viti dhe azilkërkuesit e një kombësie nuk duhet të përdoren si koka turku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit