-sidi education-spot_img
29.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Asociacioni: Policia sulmoi gazetarët, protestuesit i kërcënuan

Kryesoret

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) denoncon se ka marrë raportime të shumta nga gazetarë, operatorë dhe fotografë të cilët “janë sulmuar dhunshëm nga ana e Policisë së Shtetit gjatë ditës së sotme në protestat në Tiranë”.

Po sipas deklaratës “shumë raste janë dokumentuar me pamje filmike, ndërsa raportime të tjera kanë ardhur edhe për protestues të cilët kanë sulmuar gazetarë dhe ekipe mediatike gjatë ushtrimit të detyrës së tyre”.

AGSH shprehet se dënon me forcë çdo akt dhune ndaj gazetarëve, pavarësisht se nga kush kryhet. “Sulmet ndaj punonjësve të medias përbëjnë një cenim të rëndë të lirisë së medias, të drejtës së publikut për t’u informuar dhe standardeve demokratike.

Gazetarët, operatorët dhe fotoreporterët nuk janë palë në protestë. Ata janë në terren për të dokumentuar ngjarjet dhe për të informuar publikun. Për këtë arsye, siguria e tyre duhet të garantohet në çdo moment, si nga autoritetet shtetërore ashtu edhe nga organizatorët dhe pjesëmarrësit në protesta.

AGSH i bën thirrje Agjencisë së Mbikqyrjes Policore të hetojë menjëherë  përdorimin e pajustifikuar të forcës ndaj gazetarëve dhe  ekipeve mediatike dhe të mbajë përgjegjës çdo punonjës policie që ka ushtruar dhunë apo ka penguar ushtrimin e veprimtarisë së punonjësve të medias.

Njëkohësisht, AGSH u bën thirrje protestuesve të respektojnë punën e gazetarëve dhe të shmangin çdo formë intimidimi, kërcënimi apo sulmi ndaj ekipeve mediatike” mbyllet deklarata.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit