Përdhunimi i 11-vjeçares nga 5 djem në Prishtinë, ka shkaktuar revoltë të madhe. Si në Prishtinë ashtu dhe në Tiranë kanë nisur protesta për ndalimin e këtyre akteve të rënda.
Protesta u organizua nga këngëtarja Filloreta Raçi. Të pranishëm në të ishin dhe disa personazhe të njohur si Beatrix Ramosaj, moderatorja Bora Zemani, si dhe ish-konkurrentet e Përputhen Mikela Pupa dhe Efi Dhedhes.
Një protestë paralele u mbajt te sheshi “Zahir Pajaziti”, ishte bartur para Ministrisë së Drejtësisë, Kuvendit e Qeverisë së Kosovës.
Gjatë kësaj proteste kishte edhe shumë pankarta që kishin qëllim vetëdijesimin dhe revoltën ndaj fenomenit të dhunës seksuale.