Bllokimi për hapjen e negociatave u tejkalua, por Edi Ramës nuk i del inati i vjetër me Bullgarinë.
Nga Samiti që u zhvillua në Slloveni dy ditë më parë, ai e sulmoi sërish Sofjen për veton që vendosi për Shkupin duke bllokuar edhe Tiranën.
Ministria e Jashtme bullgare reagoi ashpër duke deklaruar se do të përgjigjet duke ndjekur parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe evropiane.
“Ministria e Jashtme hedh poshtë këto deklarata me vendosmëri si të papranueshme.
Ministria e Jashtme e ka shprehur tashmë qëndrimin e saj në lidhje me retorikën antibullgare të Edi Ramës.
Por tani ajo është e kombinuar me një orientim antieuropian dhe një përpjekje për të poshtëruar mekanizmat e procesit evropian.
Deklaratat e tij zbulojnë keqkuptime rreth kuptimit politik të procesit të vendosjes së marrëdhënieve në rajon në binarët europianë.
Është e qartë se bëhet fjalë ose për mungesë aftësisht për komunikim evropian ose për një nxitje të qëllimshme të ndjenjave anti-europiane.
Bullgaria rezervon të drejtën e saj të reagojë në mënyrën e duhur ndaj sjelljes së kryeministrit shqiptar.
Duke ndjekur parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe evropiane,” përfundon qëndrimi i Ministrisë së Jashtme bullgare.