-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lojërat e fatit, PD: Rama i dha licencën Olsit të familjes, luan me fatet e vendit

Kryesoret

Me anë të Sekretarit për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso, PD ka reaguar për hapjen e mundshme të basteve sportive.

Kaso theksoi se Rama është “kuzhineta e mekanizmit kriminal në vend”, duke i dhënë bastet Olsit të familjes.

Për Kason, Rama po luan bixhoz me fatet e vendit si dhe ka krijuar një shtet të terrorit.

“Në vitin 2013, Edi Rama me ministrin e tij, atëherë ‘kampion’, tashmë në burg, e kodonin si ‘fundi i marrëzisë’ operacionin për mbylljen e basteve. Pas nëntë vitesh në pushtet, Edi Rama me ‘klanin e babëzisë’ kthehen në vendin e krimit me këngën e një avazi të ri.

Sot thonë: Bastet janë të mira. Të kthehen bastet. Rrofshin bastet!”, u shpreh Kaso.

“Sot i kishte mbledhur të gjithë vasalët në një dëgjesë turpi, për të bërë, asgjë më shumë se dhënien e licencës Olsit të familjes.

Figurantët e sotshëm, dhe ai bashkë me ta, nuk janë më shumë se bastexhinj të punëve dhe fateve të Shqipërisë në zyrat e shtetit që i dinë skuta kumari”, shtoi Kaso.

“Me politikën “hëngshin kokat!” Edi Rama ka prodhuar një shtet ku terrori është një fakt, dhe krimi një skedinë ku rendi dhe siguria e humbin përherë ndeshjen.

Me qaravitjen hipokrite me ‘nënat dhe motra’, Edi Rama nuk ka patur ndërmend shqiptarët, por të vëllanë.

Partia Demokratike i kujton Edit, Olsit dhe të gjithë kumarxhinjve, se ora e llogarisë së tyre po luhet në sytë e popullit”, tha Kaso.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit