Një borxh prej 17 milionë lekësh u bë shkak për vrasjen e çiftit Dritan e Nora Muskurti nga vëllai i këtij të fundit Arsen Hamza Muskurti.
Dy vëllezërit po përballeshin në gjykatën e Tiranës edhe në një tjetër proces civil.
Në 2021, Dritan Muskurti iu drejtua gjykatës së Tiranë me një padi civile përmes së cilës kërkonte që vëllai, Arseni t’i kthente një shumë prej më shumë se 17 milionë lekësh.
Babai i 3 fëmijëve kërkonte që vëllai t’i paguante edhe interesat mbi këtë shumë nga tetori i 2018 deri në zgjidhjen e çështjes.
Padia po shqyrtohej nga gjyqtarja Antonela Prendi. Policia ka dyshime se ky proces ka agravuar me tej marrëdhëniet mes dy vëllezërve, të cilët fillimisht e kishin sëbashku biznesin e agjencisë turistike.