Sot nëpër pothuajse të gjitha shkollat e Kosovës, bankat e karriget janë të zbrazëta. Kjo për shkak se që nga e enjta e kaluar, SBASHK-u ka shpallur grevë, e cila sipas tyre nuk do të ndërpritet nëse s’plotësohen kërkesat e tyre.
Dyert e shkollës janë të mbyllura edhe në dy shkolla të Kamenicës. Bëhet fjalë për shkollën “Abdullah Krashnica – Presheva”, në fshatin Koretin dhe “Rexhep Mala”, në Topanicë.
Gazetari i t7, raporton se në shkollën “Abdullah Krashnica-Presheva” nuk ka pasur asnjë nxënës, ndërsa në shkollën “Rëxhëp Mala” kanë qenë të mbyllura dyert.
Ndër të tjerash, ai raporton se të gjitha shkollat në Kamenicë janë në grevë, edhe shkolla “Hasan Prishtina”, në Busavatë të Kamenicës, ka qenë e mbyllur.