Një grup deputetësh të PD-së, që janë në krah të Enkelejd Alibeajt u mblodhën mbrëmjen e djeshme në një takim informal.
Qëllimi ishte për të vendosur piketat për sesionin e ri parlamentar, por edhe qëndrimin për grupin e “Foltores”.
Nismëtari i takimit ishte deputeti Lefter Gështenja.
Por çfarë biseduan?
“5pyetjet.al” foli me zotin Gështenja, i cili tha se në takim ishte shumica e deputetëve të grupit.
“Takimi ishte informal. Morën pjesë më shumë se gjysma e grupit.
Vendimet do i komunikojë kryetari i grupit të PD-së. Në emër të grupit nuk mund të flas” tha ai.
Por a dolët me një qëndrim? “Ne jemi të unifikuar” tha ai. Vendimin e Sali Berishës për emërimin e Luçiano Boçit në vendin e Alibeajt e injoroi.
“Nuk besoj se kjo punë është me emërime” tha më tej ai. Sali Berisha fjalën e tij do ta thotë në orën 12:00, kur të mbledhë kryesinë.
Por shumicën e grupit ende e ka Alibeaj.