-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- “Në Tiranë dominonte tradita”, Berisha: Tani u ndërtua një shëmtirë arkitekturore

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha, mbajti këtë të enjte një takim me intelektualë në Tiranë.

Ai u ndal te arkitektura dhe infrastruktura e qytetit. Berisha u shpreh se Tirana, ku dominonte me zell tradita, u rrafshua dhe u ndërtua një shëmtirë arkitekturore.

“Tirana që unë kam gjetur në vitin 1958, sërish dimension kryesor kishte atë njerëzor. Në tërësinë e saj, qyteti ishte i organizuar, gjithçka në shërbim të njeriut. Pazari i vjetër i Tiranës ishte një univers i vërtetë shërbimesh të shumëllojta. Natyrisht dominonte me zell, tradita. U rrafshua dhe u ndërtua një shëmtirë arkitekturore, Pallati i Kulturës.

Tirana kishte të gjitha llojet e ndërtimeve të kohës. Ndërtime imperiale, të projektuara nga arkitektë të epokës së ngritjes së Italisë në rang perandorie. Vila luksoze nga më të bukurat. Banesat e saj tradicionale, rrugicat, rrugët. Thashë edhe njëherë, mbetej një qytet thellësisht njerëzor. Natyrisht të tillë e bënin njerëzit e vet, njerëz fisnikë që kishin ndërtuar qytetin dhe jetën e tij.

Epoka e socializmit fshiu disa nga pjesët më të gjalla. Shpesh kur kujtoj Pazarin e vjetër më kujtohet lagjia e haresë së Parisit, lagjia më e gëzuar, të cilën një urë e ndan nga Notre Dame, por është me rrugica të pashtruara, me qerpiçe dhe është pjesa me gjallërinë më të gjallë të Parisit”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit