-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Drejtori i Ramës që merrte 30 mijë euro në muaj nga Vis Martinaj

Kryesoret

Në konferencën për mediat me gazetarët Sali Berisha e lidhi largimin e drejtorit të policisë, Gledis Nano me aferat e qeverisë, por edhe zhdukjen e Ervis Martinajt.

“Kurse ministri i familjes, kur u akuzua si president i shoqatës së skafistëve, tha se merrem me vela.

Por doli që shoqata e tij transportonte drogë në Itali dhe 2.2 ton, sasi kolosale.

Të gjithë përfolën ministrin. Sepse ishte presidenti i velistëve. Kishte të dhëna të tjera në mesazhe, por të paverifikuara. Por kjo është evidente.

Çfarë do ministri në një shoqatë që transporton drogë? A nuk përbën kjo imunitet për atë shoqatë?

Thuhet se largimi i tij ka lidhje me kontejnerin që u la pesë javë në port derisa u vodh e gjithë kokaina.

Kjo e tërboi Edi Ramën. Thuhet se ky takoi Jetmir Ladën, i cili ndër të tjera i tha se Ardi Veliu paguhej 30 mijë euro në muaj nga Ervis Martini.

E sigurt është që fillimi është brenda familjes Rama. Atë nuk mund ta hiqte asnjë njeri tjetër përveç kryeministrit. Ministri nuk e heq dot.

Kështu ky u hoq për afera të Edi Ramës. Po pse, për Ardi Veliun e hoqi ai? E ka hequr për veten e tij, për familjen e tij” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit