Shkodra u trondit mesditën e sotme nga një ekzekutim mafioz. Shënjestër ishte Ismet Çekorja. Shtatë herë u qëllua kundër tij. 58-vjeçari vdiq në spital.
Ende nuk ka asnjë gjumë nga autorët. Madje, lëvizjet e tyre kanë shtangur edhe policinë, pasi ndryshe nga herët e tjera nuk ka asnjë makinë të djegur.
Herët e tjera cdo vrasje thuajse pasohej me djegien e makinës, por këtë herë skema është e ndryshme.
Postblloqet dhe kontrollet më kot, pasi killerat janë arratisur me shpejtësi duke humbur gjurmët.
Por si u ekzekutua?
Ismet Çekorja dyshohet se u thirr nga dikush për të dalë nga shtëpia, dhe sapo ka dalë është ekzekutuar.
Në vendin e ngjarjes mbetën vetëm shapkat. Ismet Çekorja është babai i Bajram Çekorjas.
Ai është shpallur në kërkim pasi akuzohet se është një nga autorët që i bënë atentat Alban Bruçit mbrëmjen e 25 gushtit.