-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ish-bashkëshorti më dhunon”, e reja shqiptare tregon tmerrin që po përjeton në Greqi

Kryesoret

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka marrë vëmendjen e mediave greke në ditët e fundit.

Një 29-vjeçare shqiptare në Selanik, nënë e dy fëmijëve të mitur kërkon ndihmë për të shpëtuar nga ish-bashkëshorti i saj.

Gruaja shqiptare ka folur për mediat greke duke shprehur ankthin e saj për mënyrën sesi do të përfundojë kjo histori.

Pavarësisht denoncimeve në kohë të ndryshme, e reja shqiptare nuk ka mundur t’I shpëtojë dhunës fizike dhe psikologjike të ish-burrit.

E frikësuar, ajo shprehet se nuk do të jetë gruaja e rradhës që mund të vritet nga ish-bashkëshorti.

Dy fëmijët janë aktualisht 4 dhe 8 vjeç dhe thuajse sa herë që babai i sulmon, shan dhe kërcënon fizikisht nënën e tyre, janë përballë incidenteve të dhunës në familje, siç thotë 29-vjeçarja.

Ajo vendosi të kërkojë ndihmë në maj të vitit 2020 , kur ish-bashkëshorti e goditi në pjesën e pasme të kokës, duke e çuar në spital për dy ditë.

“Isha mbuluar me gjak dhe mbaj mend vetëm fëmijët e mi dhe motrën që ishin sipër meje. Nuk mbaja mend asgjë tjetër. Shkova në spital dhe qëndrova një ditë e një natë ”, thotë gruaja.

“Fëmijët mbulojnë veshët me duar dhe bërtasin “baba ndal” dhe fshihen nën tavolinë. Kjo është më e keqja që mund të shihni”, thotë ajo për mediat greke.

29-vjeçarja është e tmerruar pasi, siç thotë ajo, burri i saj i larguar vazhdon t’i kalojë shtëpisë dhe punës së saj dhe ta kërcënojë, duke e bërë atë të jetojë në frikë të vazhdueshme.

“Unë nuk dua të jem një grua tjetër që mund të vritet nga ish-burri im nesër. Unë shoh çdo javë në TV që vriten gra.” përfundon ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit