Ka përfunduar samiti i Ballkanit të Hapur që u mbajt këtë të premte në Beograd.
Në të njëjtën tavolinë me Presidentin Vuçiç, kryeministrat Rama, Kovaçevski, Abazoviç dhe Tegeltia u ulën edhe ministrat e Jashtëm të Turqisë dhe Hungarisë.
Por përveç momenteve protokollare, ka pasur edhe moment jashtë vijave zyrtare mes udhëheqësve.
Liderët e Ballkanit të Hapur firmosën edhe 4 marrëveshje.