Ismet Çekorja, dyshohet se është vrarë ditën e sotme nga një atentat në lagjen Kiras në Shkodër.
Djali i tij Bajram Çekorja, kreu një atentat të dështuar një javë më parë ndaj Alban Bruçit. Dy ditë më parë viktima foli për media, duke mbrojtur të biri dhe mohuar lidhjen e me atentatin.
“Policia ka ardhur në banesën tonë pas vrasjes së Arjan Ferracakut njëkohë që viktima ishte nipi im po ashtu kur u vra edhe Fatos Ferracaku prapë më kanë thirrur mua dhe djalin. Pastaj janë vrarë vëllezërit Bilali dhe sërish policia në banesën time. U plagos Admir Bajri, prapë në banesën time në një kohë që familja jonë e ka pasur një lloj njohje me familjen e tyre. Po ashtu u qëllua shefi i policisë bashkiake të Malësisë së Madhe sërish në banesën time kur në fakt autorët dolën krejt persona të tjerë. Rasti i fundit është me Alban Bruçin, djalin e Lad Bruçit, të cilin unë e kam shumë mik dhe nuk ka asnjë shans që djali im të qëllojë djalin e tij kur ne kemi shumë miqësi aq më tepër që Bajrami, djali im është i monitoruar me kamera”, u shpreh ai për mediat.
Çakorja nënvizon se këto janë sulme ndaj familjes së tij, që i bëjë disa banditë të veshur me pushtet.