-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Viktima na kërcënonte”, bashkëshortja e Muskurtit: Debatonin shpesh!

Kryesoret

Bashkëshortja e Arsen Muskurtit, Erisa Haspepa rrëfeu se konfliktet mes vëllezërve Muskurti zgjasnin prej 5-6 vjetësh me kërcënime dhe sherre të vazhdueshme.

Në një intervistë për Euronews Albania, ajo tha se viktima, vëllai i bashkëshortit të saj ishte shumë konfliktual, kishte një temperament të vështirë dhe ishte gjithmonë shkaku i konflikteve.

“Kemi pasur vazhdimisht konflikte, prej 5-6 vjetësh. Por që do të arrinte deri këtu s’ma merrte mendja. Një herë kërcënoheshin, pastaj rriheshin, i ndjeri kishte një temperament shumë të vështirë, e kërcënonte vazhdimisht. Im shoq ka qenë më i qetë, por mesa duket edhe qetësia ka një limit. Edhe ne gratë kemi ngrënë ndonjë grusht kur jemi futur në mes të sherrit të vëllezërve. Edhe viktima, bashkëshortja ka qenë shumë konfliktuale”, u shpreh ajo./EuroNews

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit