Një person u arrestua sot në Tiranë për armëmbajtje pa leje.
Policia thotë se ishte informacioni në rrugë operative që e vendosi në lëvizje.
47-vjeçari Alket Bardhi i arrestuar dhe që mbante armë me vete ishte ulur në një lokal në rrugën “Njazi Mela”.

Forca të shumta policie rrethuan lokalin dhe e bllokuan. Nga kontrolli iu gjet një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një thikë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.