-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani ju drejtohet grevistëve: Qeveria sot bëri një hap, tani është radha juaj

Kryesoret

Presidentja Vjosa Osmani ka provuar të ndërmjetësojë mes SBASHK’ut dhe Qeverisë për grevën. Ajo tha se Qeveria sot bëri një hap me ndihmën prej 50 eurosh, ndërsa thotë se tashmë është radha e sindikatave.

Osmani në një konferencë për media ka kërkuar nga sindikatat që ta shqyrtojnë këtë pako ndihmese, ndërsa thotë se zgjidhja afatgjate do të jetë vetëm sa të miratohet projektligji për paga.

“Sot me prezentimin e pakos ekonomkik, Qeveria ka bërë një hap të rëndësisshëm për zgjedhjen e kësaj zgjidhjeje, tani është koha që sindikatat ta tregojnë një vullnet të mirë, që mësimdhënësit t’i hapin shkollat të hënën në mënyrë që të krijohet një atmosferë krejtësisht e re, ku të gjitha palët ulen dhe i i tregojnë kërkesat e tyre”, tha ajo.

Tutje, ajo tha se këto takime i ka bërë sot për qëllim të inkurajimit mes Qeverisë e sindikatave që të përfshihen në një dialog aktiv social, shkruan Gazeta Express.

“Këtë përpjekje e kam ndërmarrë me qëllim të inkurajimit të të gjithëve që të përfshihen në një dialog aktiv sovial, dialog që vazhdon, në mënyrë që të mëtohet greva dhe të gjitha palet të angazhohen qqë procesi mësimor të fillojë.

Inkurajojë të gjitha BSPK’në SBASHKU’në dhe të gjitha sindikatat që në mirëbesim me antarësin e tyre ta shqyrtojnë këtë pako e cila i ndihmon përtej asaj rritjes në pagë e cila do të jepet nga shtatori e tutje.  Zgjidhja afatgjatë do të zgjidhet vetëm sa të miratohet projektligji për paga”, shtoi ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit