-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama mesazh Hysenbelliut për fadromat te resorti?

Kryesoret

Pas kthimit nga Serbia, Edi Rama inauguroi nënkalimin e ri te TEG-u, që i jep pak frymëmarrje trafikut drejt Elbasanit dhe juglindjes, si porta e vetme për hyrjen në Tiranë.

Kreu i qeverisë u informua edhe për punimet te “5 Maji” dhe Unaza e Re dhe protestat e banorëve. Ai u shpreh i vendosur për të ecur përpara, kur tha se “nuk do të na mbajnë peng”.

Askush nuk mund të marrë peng punën dhe projektin. Formula është shumë konstruktive, nuk ka bërë vaki me vite të tëra. Duam të stimulojmë edhe strehimin social. Qasjen tonë solidare me të gjitha grupet.

Dhe absolutisht dikush që është në mes të rrugës si ata te “5 Maji”, merr një ofertë bujare solidare, pavarësisht se është pa leje, të trajtohet me qira dhe me një kontratë me strehim social. Të thotë “jo s’dua”.

Kjo nuk funksionon dhe nuk ka për të funksionuar as aty dhe as te Astiri. Nuk do ta mbajmë peng këtë qytet për njerëz që kujtojnë që me gjuhën e forcës dhe komplet në paligjshmëri dhe të stimuluar politikisht të bëhen pengesë. Por janë pengje” tha ai.

Vendosmëria për projektet në Tiranë, pavarësisht protestave të shumta të banorëve të disa lagjeve, duket se ishte një mesazh edhe për atë që po ndodh në Golem.

Prej dy ditësh fadromat po prishin pishinat, sipas IKMT-së pa leje në resortin e biznesmenit Irfan Hysenbelliu.

Pronari i disa mediave, mes tyre News24 dhe Panorama, e cilëson sulmin politik për shkak të linjës editoriale.

Por vendosmëria që Rama ritregoi sot në Tiranë duke se ishte mesazh edhe për Hysenbelliun se nuk tërhiqet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit