Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka regauar në lidhje me dy TEC-et që do të vinë në Vlorë për të prodhuar energji.
Sipas tij Rama ka gënjyer, pasi TEC-et do të punojnë me D2 dhe jo me gaz.
Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se dy anijet që do vijnë më datë 8 shtator në Vlorë për prodhimin e energjisë do të ndosin gjithë vendin. Ai shkruan se këto anije ndotin vendin sa 100.000 makina që bëjnë 100 km në ditë.
Postimi i Plotë:
Super mashtrim i banoreve te Vlores! Me dt 8 shtator arrijne ne Vlore dy ndotesit gjigand qe punojne me D2 dhe ndotin Vloren sa 100.000 makina qe bejne 100 km ne dite. Tmerr. Krim i rende mjedisor.
Edi Rama genjeu vlonjatet ne emisionin Opinion ne Tv Klan ne daten 7 Prill 2022 duke deklaruar se do jene me gaz!! Ju bej thirrje vlonjateve te mbrojne shendetin e tyre dhe femijeve te tyre nga ndotesit kanceroz!! sb