-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Humb kontrollin e motorit, shoferi i dehur dërgohet në spitalin e Tiranës

Kryesoret

Një aksident me motor ka ndodhur këtë të dielë në Pogradec.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Pogradec-Qafë Thanë, në fshatin Memlisht.

Një 58-vjeçar, në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë ka marrë dëmtime në trup.

Ai është dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë.

Njoftimi i policisë

Mesditën e sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në fshatin Memlisht, shtetasi Q. R., 58 vjeç, banues në fshatin Memlisht, Pogradec, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin ciklomotor tip “Piaggio”, pa targë, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit, për pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit