-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Problemet ende s’kanë filluar”, Vuçiç: Vetëm dy serbë kanë vendosur targën RKS

Kryesoret

Reciprociteti i targave dhe dokumenteve të identifikimit janë dy çështjet kryesore që po Kosova dhe Serbia po përpiqen ti vendosin në zbatim që nga data 1 shtator.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se kur bëhet fjalë për dialogun me Prishtinën, problemet ende nuk kanë filluar, duke përmendur këtu sërish çështjen e targave dhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Vuçiç shtoi se vetëm dy qytetarë serbë të Kosovës i kanë zëvendësuar targat e tyre ilegale me ato “RKS” dhe se ky fakt e gëzon.

“Pra, jemi shumë mirë. Vlerësimi im është se nuk do të kalojnë mbi 200 në total,” tha Vuçiç, duke shtuar se kjo vetëm konfirmon se sa i papërgjegjshëm dhe joserioz është vendimi i Prishtinës.

“Aktualisht, ky është informacioni i mëngjesit të sotëm, dy qytetarë kanë rënë dakord për ndërrimin e targave. Njëri prej tyre punon në institucionet e Prishtinës, tjetri jo. Pra jemi mirë…”, ka thënë Vuçiç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit