-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Transportonte emigrantë, në pranga 19-vjeçari në Sarandë

Kryesoret

Një 19-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Sarandë pasi u kap duke transportuar 8 emigrantë të paligjshëm.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e tjera të Komisariatit Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Pal”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi B. M., 19 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në aksin rrugor Çukë-Fanar, në vendin e quajtur “Pal”, u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke transportuar me automjetin e tij “Benz”, 8 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit