-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Drejtonte një rrjet ndërkombëtar kokaine, arrestohet shqiptari në Peru/ Emri

Kryesoret

Policia e Perusë ka vënë në pranga një rrjet ndërkombëtar trafikantësh droge të dedikuar për prodhimin, ruajtjen dhe transportin e ngarkesave të mëdha të lëndëve narkotike me destinacion Italinë dhe Gjermaninë, ku u sekuestruan 2300 ‘tulla’ kokainë të pastërtisë maksimale të prodhuar në Peru .

Në këtë operacion u arrestuan katër persona përfshirë edhe një shtetasi shqiptar Kadri Cjoci.

Operacioni u quajt ‘Poseidon’ sepse është vazhdimi i atij të kryer në Máncora, më 29 gusht, ku u arrestuan Alex Soria Trujillo, Edwin Pariona Oroncoy, Manuel Garcia Sifuentes, Fredy Reyna Mori dhe Marco Macedo Ushiñahua, me 448 kilogramë. Hetimet u kryen në kordinim me DEA, Policinë Federale e Hetimit Kriminal-BKA, të Gjermanisë dhe Policia dhe Guardia Di Financa italiane.

Ngarkesat e drogës u nisën nga Alto Huallaga për në Lima dhe Tumbes në mënyrë që të transportoheshin me det nga porti i Callao në Evropë nën modalitetin “eksporti nga kompania në kompani”. Autoritetet po hetojnë nëse ky rrjet ka lidhje me mafian shqiptare që në muajin qershor tentoi të dërgonte në Holandë 2200 kilogramë kokainë të lëngshme në bidona me asparagus.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit