-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekskluzive/ Flet babai i policit që shëtiste Vis Martinajn: Jeni kazan

Kryesoret

Agjenti i policisë, Jeton Lami i arrestuar për dekonspirim të aksioneve të policisë dhe shëtitjes me makinë të Ervis Martinajt është kryefjalë e mediave.

Ai di shumë mbi lëvizjet e “mbretit” të basteve. Por a do të flasë? Deri tani ka heshtur.

28-vjeçari nuk pranoi që të fliste në gjykatë kur u la në burg, por as përpara oficerëve të grupit hetimor dhe prokurorit të dosjes.

Lami ishte personi i fundit që sipas policisë është kapur në kamera duke lëvizur me makinë Martinajn.

E ndërsa agjenti i arrestuar nuk ka pranuar të flasë, “5pyetjet.al” kontaktoi familjen.

Babai i efektivit të policisë, Lutfi Lami nga Kamza ishte i irrituar dhe indinjuar me atë që media ka shkruar për djalin e tij.

Por, çfarë mendon ai për akuzat?

Thjesht mendoj se ajo që thuhet për median se është kthyer në kazan është shumë e vërtetë” u shpreh ai për “5pyetjet.al”.

Versionet mbi fatin e Ervis Martinajt janë të shumta, por ende askush nuk i jep përgjigje pyetjes nëse kemi të bëjmë me inskenim apo krim?

Misteri vazhdon. Agjenti hesht. Policia hesht. Sinjali i vetëm është rihapja e basteve pas zhdukjes së “mbretit”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit