Mbështetja financiare e ofruar në Kosovë është dyfish më e lartë nga ajo që pritet të ofrohet në Shqipëri përmes paketës së dytë.
Kosova po mbështet financiarisht si pasojë e rritjes së çmimeve dhe krizës energjetike.
Kryeministri Albin Kurti për kompensimin e familjeve në nevojë do të japë fondin prej 150 milionë euro. Mbështetja financiare direkte do të jetë nga 50 euro për punonjësit buxhetor dhe 100 euro për pensionistët dhe studentët.
Në Shqipëri, ka ndodhur e kundërta. Qeveria ka adresuar vetëm 12 miliardë lekë për paketën e dytë.
Detajet e paketës së dytë antikrizë do të bëhen publike në ditët në vijim, por ajo çka mund të thuhet me siguri deri më tani është se rreth 10 milionë dollarë nga fondi i alokuar do të shkojnë si mbështetje për fermerët dhe peshkatarët si rimbursim për karburantin.
Mbështetja që qeveria ofroi është konsideruar më e ulëta në krahasim me vendet e rajonit.
Paketa e parë
Përmes paketës së parë të rezistencës sociale të prezantuar nga qeveria në muajin mars kishte një efekt financiar rreth 50 miliardë lekë ose rreth gjysmë miliardi dollarë.
1- 3.6 miliardë lekë, për indeksimin e menjëhershëm të pensioneve. Qeveria dha 30 mijë lekë të vjetra, për 3 muaj rresht, për pensionistet.
3- Mbështetja për fermerët me naftë pa taksa shkoi në 1.4 miliardë lekë.
4 – Qeveria mbështeti shqiptarët që përdorin linjat urbane, qytetase dhe ndërqytetase, duke derdhur menjëherë 500 milionë lekë.
5 – Afrojmë dy muaj përpara futjen në fuqi të ligjit për zerimin e taksës mbi pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra, përgjysmimin e taksës mbi pagat deri në 500 mijë lekë të vjetra, si edhe uljen e takses mbi pagat nga 1.5 deri në 2 milionë të reja.