Biznesmeni Ervis Martinaj vijon që të jetë në qendër të vëmendjes pas zhdukjes prej fillimit të muajit gusht. Familja kërkoi ndihmë, por deri tani policia ka heshtur.
Mes kaosit ku ndodhet, pasi u largua drejtori dhe atentateve nga veriu në jug, policia nuk është bërë e “gjallë”.
E vetmja lëvizje ishte arrestimi i Jeton Lamit, agjentit që dekonspiroi policinë për të arratisur “mbretin” e basteve.
Familja e biznesmenit beson se janë miqtë që iu kthyen në armiq për shkak të rivalitetit që mund të jenë pas zhdukjes së tij.
Pak ditë më parë, i ati Mustafa Martinaj drejtoi gishtin nga Indrit Dokle i bandës së Durrësit, por ky i fundit bindi policinë që ta lironte pas dëshmisë.
Misteri vazhdon…