-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Braçe denoncon pasanikët me vila dhe vë duart në kokë: Dal për vrap dhe llahtarisem

Kryesoret

Ish-zv/ kryeministri Erion Braçe kërkon vendosjen sa më shpejt të fashës 800 kilovat përballë krizës së energjisë.

Lëvizja është parashikuar në t’u futur në fuqi në tetor. Deputeti socialist tregoi një episod konkret, ku theksoi se është për të vendosur duart në kokë.

Shiko, me thënë të drejtën kur flas për luksin kam parasysh të gjithë periferinë e Tiranës. Ja ta sqaroj tani.

Unë nuk mendoj se në këtë vend ka pensionistë që harxhojnë 800 kilovat në muaj, apo familje me ndihmë ekonomike, apo edhe unë e ti.

Shqetësimi im ka të bëjë me ata që abuzojnë. Po jua them. Unë dal në mëngjes që vrapoj. Kur dal në një pikë të parkut që shikoj periferinë e Tiranës me vila llahtarisem.

Se kujt i dihen 50 ndriçues brenda një vile unë nuk arrij ta kuptoj. Edhe gjithë natën. Vetëm nëse i kanë mbushur dhomat me para dhe mbajnë ndriçim se ku i dihet.

Por nuk shkon kështu. Çmimi i energjisë sot ka shkuar kacafiu” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit