-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurthi që i ngriti/ Flet borxhliu: Erdhi në hotel, skema si e vrava biznesmenin shqiptar

Kryesoret

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja nga ngjarja tragjike ku u vra një biznesmen shqiptar, Xhani Topalli, në ishullin e Rodosit.

Ai ishte i zhdukur prej 28 gushtit, por u gjet mbrëmjen e djeshme i vdekur.

Autorët janë babë e bir, pronarë, që i kishin 75 mijë euro borxh shqiptarit, pasi u kishte rregulluar hotelin.

Por si ndodhi ngjarja?

Pronari i hotelit ka rrëfyer ngjarjen pasi është zbuluar. Ai ka treguar se shqiptari i kishte shkuar në hotel për t’i kërkuar lekët që i kishte borxh.

Sipas tij, Topalli ishte i dehur dhe e kishte fyer e ofenduar. Greku shfajësohet duke thënë se veproi për të mbrojtur djalin e tij. Nuk përjashtohet fakti që greku ta ketë futur në kurth duke e provokuar.

Ai erdhi në hotel. Ishte i dehur. Më shau, ofendoi dhe nisi të më sulmonte djalin. Unë dola përpara për të mbrojtur djalin pasi e ka sulmuar duke e goditur.

I shtyrë nga instinktet mora një litar, e shtrëngova në qafë dhe e hodha poshtë. Më pas e zhveshën, ia hodhëm rrobat dhe e çuam trupin në një rrugë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit