Liz Truss ka mbajtur fjalimin e saj të parë si kryeministre e Britanisë së Madhe, duke renditur edhe tre prioritetet e qeverisë. Ekonomia, energjia dhe Shërbimi Shëndetësor Kombëtar do të jetë prioritetet e saj.
Ekonomia
Truss tha se do të përqendrohej në “bërjen e Britanisë të punojë përsëri” me një “plan të guximshëm për të rritur ekonominë përmes uljes së taksave dhe bërjes së reformave”.
Ajo tha se do të “ulë taksat për të shpërblyer punën e palodhur dhe për të nxitur rritjen dhe investimet e udhëhequra nga biznesi” si pjesë e misionit të saj”. Ajo shtoi se do të “sigurohet që ne po ndërtojmë spitale, shkolla dhe rrugë”.
Energjia
Truss premtoi se “do të përballet me krizën energjetike të shkaktuar nga lufta e Putinit”. Ajo tha se do të “marrë veprime këtë javë për t’u marrë me faturat e energjisë dhe për të siguruar furnizimin me energji”.
Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS)
Kryeministrja tha se do të siguronte që njerëzit të mund të merrnin takime me mjekë dhe të kenë akses në shërbimet e NHS që u nevojiten. “Ne do ta vendosim shërbimin tonë shëndetësor në një bazë të fortë,” tha ajo./BCC