Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha vizitoi mbrëmjen e së premtes deputetët dhe qytetarët e shtruar në urgjencën e QSUT, të lënduar nga përplasja me policinë. Berisha vizitoi deputetët Luçiano Boçi dhe Klevis Balliu, si dhe anëtarin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aulon Kalaja.
“Brutaliteti, egërsia, e përmasave shtazarake e mercenarëve të Edi Ramës, Sokol Ballukut, më falni, Skënder Ballukut, Sokol besëprerit, njeriut që la kolegun në makinë dhe e dogjën të gjallë terroristët në Qafë Muzinë, Enton Alushi, një mercenar, i karteleve të drogës dhe Dashi i Operacionales janë sjellë në mënyrën më shtazore ndaj protestuesve.
Janë përdorur helme dhe substanca që përbëjnë, që janë krime në konventa për verbimin e protestuesve janë përdorur helme që përdoren kundër arinjve për t’i verbuar dhe është kjo një akt i paprecedentë, kanë përdorur sasi të mëdha ndaj Luciano Bocit, Balliut, Kasos dhe ndaj Flamur Nokës. Edhe Blendi Himcit dhe një seri protestuesish demokratë të shtruar këtu, Zamir Muzhaqi, Preng Lala, etj.
Ndërsa ndaj Aulon Kalasë kanë përdorur vec verbuesit të arinjve kanë goditur me shkop mbrapa në pjesën oksipitale, jashtëzakonisht delikate për jetën e njeriut. Janë përdorur bomba tek këmbët e protestuesve, granata zhurmuese, janë plagosur me plagë në kokë dhe kanë hedhur shishe molotov në kokë protestuesve. Dënoj këtë terror ndaj protestuesve.
E garantoj Ramën dhe Ballukun, mercenarët Skënder Ballukun, Sokol besëprerin, Allushin e drogës dhe atë Dashin e operacionales do të përgjigjen deri në një për këto krime dhe se me asgjë nuk do të mund të mposhtin kryengritjen paqësore të opozitës shqiptare kundër Ramës, Ballukut dhe organizatës” tha ai.
LIVE-Berisha në spital: Deputetët dhe protestuesit u dhunuan me shkopinj dhe helme









